Didaktika angleze mbulon fushën e mësimit të anglishtes si gjuhë e huaj. Të mësuarit e një gjuhe konsiston në përvetësimin e sistemeve gjuhësore (fjalorin, shqiptimin dhe gramatikën) dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit). Aftësi shtesë mund të konsiderohen si përkthim dhe përvetësim i vetëdijes kulturore të lidhura me gjuhën që mësohet
Këto objektiva kryesorë arrihen përmes parimeve didaktike që shkojnë paralelisht me paradigmat dhe besimet në përvetësimin e gjuhës së huaj. Kështu, ndiqen qasje, metoda, teknika dhe detyra të ndryshme
Në kapitullin vijues do të diskutojmë përvetësimin e sistemeve gjuhësore dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në mënyrë më të detajuar.