Në CLIL, ndryshe nga planifikimi i mësimeve konvencionale, lënda dikton kërkesat gjuhësore dhe mësuesit duhet të sigurohen që studentët të kuptojnë gjuhësisht përmbajtjen që ata japin temen mësimore. Kuptimi i permbajtjes duhet të ketë më shumë rendesi sesa në mësimet tradicionale të lëndës. Strategjitë për të kontrolluar mirëkuptimin duhet të përfshihen në klasë përveç metodologjisë së mësimdhënies lëndore. Këto strategji mund të përfshijnë përdorimin e pamjeve vizuale të përdorimit të metodave për t’u përqëndruar në fjalorin kryesor dhe aspektet e tjera gjuhësore, ose për të pasur më shumë përsëritje në klasë (Deller dhe Price 2011). Planifikimi i mësimit CLIL është një detyrë sfiduese dhe kërkuese për mësuesit disiplinorë në IAL (Institucionet e Arsimit të Lartë) pasi atyre u kërkohet të ndjekin parimet jo vetëm të didaktikës së degëve të tyre, por edhe të zbatojnë të dyja Didaktikën angleze dhe parimet e qasjes CLIL gjatë përgatitjes së mësimeve CLIL brenda lëndëve të tyre me studentë të universitetit. Ata gjithashtu duhet të plotësojnë kriteret e formës në të cilën ata mësojnë lëndët e tyre, (laboratorë, ligjërata, seminare).