Mësimi i Integruar i Përmbajtjes dhe Gjuhës (CLIL) është bërë termi permbledhes që përshkruan të mësuarit e një teme tjetër (përmbajtje) siç është fizika ose termodinamika përmes perdorimit si instrument të një gjuhe të huaj dhe mësimi i një gjuhe të huaj duke studiuar një lëndë të bazuar në përmbajtjen e saj. Forma të ndryshme të CLIL janë njohur më parë si “Udhëzime të bazuara në përmbajtje”, “anglisht përgjatë kurrikulës” dhe “Edukim dy-gjuhësh”. “CLIL i referohet situatave kur lëndët, ose pjesë të lëndëve, mësohen përmes një gjuhe të huaj me synime të përqendruara në mënyrë të dyfishtë, përkatësisht të mësuarit e përmbajtjes dhe mësimit të njëkohshëm të një gjuhe të huaj” (Marsh, 1994). Më konkretisht, CLIL është një qasje mësimore dhe pervetesuese me qellim të dyfishtë, në të cilën L1 (Gjuha e Pare) dhe një gjuhë shtesë ose dy janë përdorur për promovimin e zotërimit të përmbajtjes dhe njohjes së gjuhës në nivele të paracaktuara (Mehisto et al., 2008).